Gjatë vizitës në Gjykatën Kushtetuese në Ankara, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shkëmbeu mendime dhe përvoja për çështje të caktuara juridike, që janë me interes të veçantë për dy gjykatat që i referohen dallimeve dhe ngjashmërive nga aspekti i kompetencave dhe sfidave me të cilat ballafaqohen.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim u diskutua edhe për Strategjinë e re për zhvillimin e gjyqësorit (2024-2028) dhe Planin e veprimit, ku parashikohet forcimi i rolit të Gjykatës Kushtetuese në realizimin e parimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Përfaqësuesit nga Ministria e Drejtësisë, falënderuan nikoqirët turq, duke theksuar se marrëdhëniet miqësore, respekti reciprok dhe bashkëpunimi mes dy gjykatave, do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në njoftim./Telegrafi/