Shkup, 19 qershor 2026 Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot u takua me zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Jan Axel Voss, drejtorin e deritanishëm të GIZ-it, David Oberhuber, si dhe drejtorin e ri të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Markus Delfs.
Gjatë takimit, ministri Hoxha falënderoi GIZ-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Maqedonisë së Veriut në zbatimin e reformave dhe projekteve në fushën e mjedisit jetësor.
Partneriteti me institucionet gjermane paraqet një kontribut të rëndësishëm për mbrojtjen e burimeve natyrore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, theksoi ministri Hoxha.
Në takim u shqyrtuan projektet aktuale që realizohen me mbështetjen e GIZ-it, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Bashkëpunimi në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve, ekonominë qarkore, përballjen me ndryshimet klimatike dhe avancimin e agjendës evropiane është me rëndësi thelbësore për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Nga ana e tij, Markus Delfs riafirmoi përkushtimin e GIZ-it për mbështetjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në projektet që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin e gjelbër.
Në fund, bashkëbiseduesit vlerësuan rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit si të suksesshme dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta në periudhën e ardhshme.






