Milloshovski: Diasporës duhet t’i lehtësohet ushtrimi i së drejtës së votës

Advertisement

 

Anton Milloshovski tha se mundësimi i votimit për diasporën është obligim kushtetues i shtetit dhe se çdo shtetas duhet të ketë mundësi të votojë, pavarësisht vendit ku jeton.

Sipas tij, me metodologji më moderne duhet të lehtësohet pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje dhe të mundësohet që një numër më i madh i qytetarëve jashtë vendit ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Milloshovski tha se, pavarësisht nëse zgjidhet votimi elektronik apo përmes postës, procesi duhet të jetë i sigurt, transparent, demokratik dhe i verifikueshëm nga çdo pjesëmarrës në zgjedhje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit