10.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Mickoski: VMRO-DPMNE dëshmon suksese në pushtetin lokal. Dhjetë fish më tepër investime në pushtetin qëndror

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në tubimin në Kisella Vodë ka kërkuar mbështetje për kandidaten për presidente Gordana Sijlanovska Davkova. Ai ka thënë se se Davkova do të punojë në mënyrë që ta mbajë krenare Maqedoninë. Mickoski ka nënvizuar se mbështetja për kandidmaten e VMRO-DPMNE-së është mbështetje për vazhdimin e sukseseve të dëshmuar tek kryetarët e komunave të cilët janë kuadër i kësaj partie.

“VMRO-DPMNE është forca më e madhe bashkuese dhe shtytëse e cila mund të sjellë, kohë më të mira dhe duhet të mbështetet VMRO-DPMNE dhe koalicioni ‘Maqedonia jote’. Ata ndryshime të VMRO-DPMNE-së mund të shihen edhe në nivel lokal. Kryetarët e Komunave të VMRO-DPMNE luftojnë me të gjitha forcat për çdo metër asfalt të ri, për çdo projekt të ri, për zgjidhje të çdo problemi, siç e bënë Orcja këtu në Kisella Vodë. Pa afera, pa asnjë kontratë të dyshimtë dhe rast kriminal pas vete”, ka theksuar Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së tha se kur kjo parti do të udhëheq me Qeverinë, investimet dhe projektet do të jenë dhjetë fish më të mëdha.

“Të njëjtën, vetëm dhjetë fish më tepër, me shumë më tepër resurse do e bëjmë në nivel qendror. Prandaj nevojiten ndryshime dhe prandaj nevojitet votsa juaj. Ju lus, sillni ndryshimet, ato janë në duart tuaja dhe nuk ka diçka të paarritshme. Mundësia është e juaja dhe e arritshme. Bëhuni pjesë e këtyre ndrsshimeve. E di, e jam i sigurt nga ajo që e shoh në këto 11 ditë të fushatës nëpër Maqedonisë. Populli është lodhur nga mashtrimet, parregullsitë, kaosi dhe korrupsioni. Populli dëshiron ta kthej shtm,etin në duart e tij”, deklaroi Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se është koha kur duhet të dëshmohet vendi ka vlera dhe se jemi të denjë për shtet. Ai shtoi se nuk ka punë të pamundura dhe duhet të jemi shembull për gjeneratat e ardhshme.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit