Mickoski thirrje Kocevskit të japë dorëheqje! “Kocevski ka pasur kohë të tregojë profesionalizmin e tij, por nuk e ka bërë”

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski sërish kërkoi nga prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski që të japë dorëheqje pasi sipas tij, ka pasur kohë dhe mundësi të mjaftueshme që të tregojë profesionalizmin e tij por nuk e ka bërë.

“Nuk do të komentoja më, e tha qartë Qeveria, kishte mjaft mundësi të tregohej si luftëtar i pakompromis për drejtësinë dhe kundër atyre rasteve kur kemi dyshim të bazuar për krim, por me sa duket justifikimet dhe blerja e kohës janë tipare të karakterit të dikujt, andaj mendoj se kishte kohë të mjaftueshme për të treguar, për fat të keq, nuk e arsyetoi këtë besim dhe tani Qeveria ka nisur proces. Sot isha në Kuvend, ai proces filloi në Kuvend dhe aty do të përfundojë, kështu që mendoj se do të ishte e ndershme dhe e virtytshme që ai të tërhiqej për të shkurtuar këtë periudhë që të mund të zgjedhim prokuror që do të jetë luftëtar i pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit në Maqedoni”, deklaroi Hristian Mickoski- kryeministër.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit