Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit dhe pjesët lindore. Temperatura minimale do të jetë nga 1 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja nga 16 në 23 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 21 gradë.
Sipas DPHM-së, gjatë javës do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme. Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme.








