11.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Mickoski telefonon Taravarin: I urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme

Mickoski: Qeveria e ardhshme me opozitën shqiptare. Qytetarët të bashkohen, Maqedonia është shteti i të gjithve

Pas fitores së thellë të kandidateas së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ndaj presidentit aktual Stevo Pendarovski, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në fjalën e tij para qytetarëve tha se fitorja e parties së tij është më e madhe nga që pritej. Mickoski shtoi se e ka kontaktuar opozitën të cilën e ka uruar për rezultatin, i ka dëshiruar zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe Qeveri të përbashkët pas 8 majit.

“Para se tu drejtohem. U dëgjova me opozitën shqiptare, Me z. Arben Taravari, ia urova rezultatin dhe i dëshirova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni. Maqedonia do i mobilizojë të gjitha kapacitetet, më cilësorët prej maqedonasve, shqiptarëve, turqëve, romëve, serbëve, vllehëve, bishnjakëve. Ky ështëm vendi i juaj, vendi i përbashkët, është koha ta ktheni në duart tuaja dhe të shkruajmë bashkë një histori të re, me të cilën të gjithë bashkë do të krenohemi”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së i ka ftuar qytetarët, që të bashkohen, parvarësisht përkatësisë partiake, etnike dhe fetare.

“Pas ditës së sotme dhe duke pasur parasysh përgjegjësisë që e kemi dhe sfidat pas të cilave qëndrojmë, unë ftoj në bashkim të plotë të popullit dhe gjithshtetëror kundër këtij pushteti, i ftoj të gjithë, maqeodnas, shqiptarë, turq, vlleh, serb, rom, boshnjak dhe gjith të tjerët”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski, ka thënë se me fitoren e kandidates për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, Maqededonia ka filluar të kthehet në duart e qytetarëve dhe të lirohet nga duart e atyre që e kanë zaptuar dhe po e keqpërdorin.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit