Mickoski sulmon LSDM-në: “Janë kundër gjithçkaje, janë vetëm për ekonominë e marihuanës”

Advertisement

Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kritikuar LSDM-në gjatë një tubimi në Bërvenicë, duke e akuzuar opozitën se kundërshton projektet dhe investimet e Qeverisë.

Mickoski tha se LSDM-ja, sipas tij, është kundër investimeve, projekteve të reja, industrisë dhe minierave, ndërsa akuzoi opozitën se kritikat e saj bazohen në “akuza, gënjeshtra dhe shpifje”.

“E kuptuam se LSDM-ja është kundër gjithçkaje. Për çfarë janë ata? Ata janë për ekonominë e marihuanës, kjo u përshtatet më së shumti”, tha Mickoski.

Ai akuzoi gjithashtu ish-pushtetin për, siç pretendoi, shitjen e interesave të vendit dhe përfitime personale.

Mickoski kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, janë menaxhuar disa institucione dhe procese në periudhën e qeverisjeve të mëparshme, duke pretenduar se interesat partiake dhe personale kanë qenë mbi zhvillimin e vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit