Kryeministri Hristijan Mickoski tha se qytetarët sot jetojnë më mirë se para tre vitesh dhe shprehu bindjen se standardi i jetesës do të përmirësohet edhe më tej në vitet e ardhshme.
Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës se rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) është e pamjaftueshme, Mickoski tha se nuk pajtohet me këto vlerësime.
Ai theksoi se Qeveria, sipas tij, ka trashëguar një gjendje të vështirë institucionale dhe ekonomike, por shtoi se qëllimi i saj është realizimi i projekteve dhe investimeve që do të ndikojnë në përmirësimin e standardit të qytetarëve.
“Sot jetohet shumë më mirë se sa ishte para tre viteve, dhe unë ju premtoj se pas tre viteve nga sot do të jetohet shumë më mirë se sot”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri tha se Qeveria mbetet e fokusuar në realizimin e projekteve dhe investimeve konkrete, të cilat, sipas tij, duhet të kontribuojnë në një standard dhe jetë më të mirë për qytetarët.






