Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO-s në Napoli në vizitë në vendin tonë dhe në Armatë

Advertisement

Një delegacion nga Komanda e Përbashkët e Forcave Aleate të NATO-s në Napoli (Joint Force Command Naples – JFCNP), i kryesuar nga komandanti, admirali George M. Wikoff, nga dje, 9 shtator 2026, qëndron për vizitë dyditore të vendit dhe Armatës tonë.

Në kuadër të vizitës, admirali Wikoff zhvilloi takime me zëvendëskryeministrin dhe minister i Transportit, Aleksandar Nikolloski, si dhe me nikoqirin e tij, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.
Në takime u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në rajon, realizimin e objektivave të kapaciteteve të NATO-s, mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve stërvitore në territorin maqedonas, si dhe avancimin e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të Aleancës.

Gjithashtu, admirali Wikoff u informua për mundësitë që ofron vendi ynë, si një shtet në rajon që përfaqëson një kryqëzim gjeografik të disa korridoreve të transportit, ndërsa Armata ka një rol të rëndësishëm në realizimin e mobilitetit, shpejtësisë, iniciativës, qëndrueshmërisë dhe thellësisë strategjike të Aleancës.

Në kuadër të vizitës, admirali Wikoff theksoi përkushtimin e vendit tonë si kontribuues aktiv në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit, duke theksuar profesionalizmin dhe kontributin e Armatës maqedonase në aktivitetet e udhëhequra nga NATO.

Në takime u konfirmua gjithashtu edhe rëndësia e një qasjeje të përbashkët dhe të koordinuar në kuadër të Aleancës në përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit