12.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Mickoski: Premtuan Europë sollën shkatërrim në shëndetësi dhe arsim

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin e mbajtur në Karposh të Shkupit ka thënë se pushteti aktual i LSDM-së dhe BDI-së, në zgjedhjet e kaluara dhe gjatë votimit për referendumin premtote shëndetësi dhe ardhmëri Europiane. Por, siç tha, ky pushtet solli vetëm shkatërrim dhe varfërim

“Çka sollën, sollën spitalin modular në Tetovë në të cilin u dogjën njerëz të gjallë, ndërsa fajtor ishte kablloja. Sollën rezukltat më të keq statistikor nga Covid pandemija. Shteti i pestë nëë Europë jemi, sipas numrit të cilët e humbën jetën për fat të keq, sepse ministri jonë i shëndetësisë atë kohë, i cili tani kërkon besim në njesinë e katërt zgjedhore, në vend që ta organizojë sistemin shëndetësor, udhëtonte për në Hong Kong, lidhte kontrata me kompani të cilat biznes kryesore e kanë tregtinë me fruta jugore dhe në esencë porosiste vaksina për provizione.E mos tu habis pse jemi në pesë vendet e para në Europë sipas vdekje, për shkak se nga ardhmëria europiane të cilën e paguam shtrenjtë për ata mbetën vetëm eurot në xhepat e tyre, ndërsa për qytetarët mizerie, inflacion dhe jetë katastrofale, shtet që është kapur nga disa persona”, deklaroi Mickoski.

Ai ka theksuar se pushteti aktual premtoi edhe arsim europian, por nxënësit ende nuk kanë libra.

“Premtuan arsim europian. Thonin se më të rinjtë do të fitojnë dituri europiane, do të jenë konkurent me moshatarët e tyre në Europë e në Botë. Ndërsa sot viti shkollor do të përfundojë, ata nuk kanë ende libra. Nuk kanë libra, jo sepse ata debatojnë në Qeveri nga njëra ana këto të BDI-së e nga ana tjetër këto të LSDM-së se për çfar, koncept, vizion, çfar ardhmërie duhet të ketë sistemi jonë i Arsimit. Problemi është kush ta fitojë tenderin, kush të shtypë libra dhe sa provizion duhet dikush të marrë. Kjo është esenca”, tha kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se kjo është mundësia e fundit për tu ndryshuar ky realitet i shëmtuar. Mickoski theksoi se nëse më parë është biseduar se fshatrat kanë mbetur të zbrazëta, tani ajo është lajm i vjetër, sepse edhe qytetet po boshatisen.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit