21.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Mickoski: Përgjigjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, pavarësisht çfar përkatësisë partiake ose etnike

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga tubimi i mbrëmshëm në Kumanovë ka deklaruar se në vend duhet patjetër të ketë rend, pasi qytetarët shpërngulen për shkak të popullsisë. Ai tha se çdo kush që ka punuar kundër ligjit do të përgjigjet, pavarësisht cilës parti i takon.

“Të gjithë që e keni shkelur ligjin do të përgjigjeni, pa dallim a jeni nga BDI, VMRO-DPMNE, LSDM nga ndonjë parti tjetër politike ose jeni jopartiak, pavarësisht përkatësisë fetare ose etnike. Ligj dhe rend patjetër të ketë në Maqedoni. Populli shpërngulet për shkak të korrupsionit, pandëshkueshmërisë mungesës së rendit dhe perspektivës. Dhe kjo patjetër duhet të ndryshohet”, ka deklaruar Hristijan Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka thënë se presidenti aktual asgjë nuk ka bërë që krimi dhe korrupsioni në vend të mos zhvillohen. Madje e ka akuzuar atë se i ka shërbuar pushtetit

“Çka ka bërë Stevo derisa qeveris, nëse besimi tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit është 10% diçka më shumë se rejtingu i LSDM-së, ndërsa besimi në gjyqësor është rreth 3%, pak më shumë se rejtingu i Stevo Pendarovskit. Kjo ndodh në kohën e Stevos, Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-së. Stevo, sado që përpiqet të amnistohet, nuk mund të amnistohet. Edhe ai ka përgjegjësi për këtë realitet të rëndë dhe mundimshëm që sot ndodh në Maqedoni. Për këtë nuk foli asnjë fjalë. Ai ndoshta është shërbëtori më i madh i Aliut, Artanit dhe Bujarit dhe kompanisë së BDI-së. Një moçal ppolitikanësh të cilët nuk punuan asgjë për popullin dhe e tradhëtuan popullin dhe besimin e tij. Moçal njerëzish të cilët nuk do të mbahen mend për asgjë përveç se për demagogji dhe fjalë boshe për BE-në, në kohën e njëjtë kur Bashkimi Europian ua jepë raportin historik më të keq dhe kur Maqedonia është shtet në të cilin lulëzon krim, korrupsion dhe parregullsi”, ka deklaruar Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili mes tjerash ka thënë se askush nuk do të shpëtoj[ë nga përgjegjësia për keqpërdorimet ligjore të cilat i ka bërë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit