22.8 C
Skopje
Sunday, May 5, 2024

Mickoski nga Tetova: Shqiptarët dhe maqedonasit i bashkojnë problemet e njëjta që ua shkakton BDI dhe LSDM

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mmickoski, në tubimin e mbajtur në Tetovë ka thënë se banorët e këtij qyteti për më shumë se dy dekada nuk kanë përfituar asgjë përveç, siç theksoi, mashtrimeve të pushtetit.

“Pas 20 viteve pushtet qëndror të BDI-së dhe gjashtë vjetë e gjysmë të LSDM-së, tu pyes Tetovë, a jetoni më mirë? Çka ndodhi me atë premtimin për ‘për një shoqëri për të gjithë’, ‘për jetë në Maqedoni? Ku është fabrika për automobila që e premtuan këtu në Tetovë? Ku është është autostrada Tetovë-Gostivar? Lanë shkretëtirë. Vjedhje dhe korrupsion gjithkund, drejtësi askund. Duke pritur të sjellin jetë, rrugët u boshatisën, populli iku”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se qytetarët e tetovës, pavarësisht përkatësisë etnike, i bashkojnë problemet dhe vuajtjet e njëta.

“Edhe shqiptarët, por edhe maqedonasit i bashkojnë vuajtjet e njëjta, vështirësitë e njëjta, problemet e njëjta. Kur një doktor ikë jashtë vendit, humbja është e barabartë edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët. Kur digjej spitali modular, dhimbja ishte e njëjtë për të gjithë. Kur ndodhi fatkeqësia në Llaskarcë, njëjtë vuajtën edhe maqedonasit edhe shqiptarët. Por edhe shqiptarët edhe maqedonasit vuajnë nga i njëjti problem, nga e njëjta vuajtje, ndërsa ajo është ky pushtet I BDI-së dhe shërbëtorët e LSDM-së. Kur u shoh të mbëedhur në numër kaq të madh, e di se do të futojmë, ndërsa forca e  ndryshimeve flen tek çdo një njeri, varet nga të gjithë ju, sepse ju jeni populli i Maqedonisë. Ai i cili ky pushtet jopopullor dhe hibrid, i orientuar në mënyrë kriminele i shkaktoi të keqe të madhe dhe bëri vjedhje të madhe të parave të popullit”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai shtoi se ka ardhur koha për ndryshim dhe se qytetarët duhet ta dënojnë pushtetin aktual. Po ashtu ka kërkuar nga qytetarët edhe mbështetje për kandidaten për presidente Gordana Siljanovska Davkova, me qëllim që vendi të ket një presidente që nuk do hesht dhe nuk do të mbrojë krimin dhe ata që punojnë në dëm të shtetit./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit