12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Mickoski nga Tetova: Në kuadër të projektit prej 250 milionë euro për zhvillimin infrastrukturor të komunave, një pjesë do të investohet në komunat e Maqedonisë perëndimore

“Ne jetojmë nën të njëjtin qiell, ndajmë të njëjtat probleme, të njëjtat sfida. Gjendja jonë është e njëjtë dhe ne dëshirojmë gjëra të përbashkëta. Sot Maqedonia është një vend i qeverisur nga qindra njerëz që i kanë marrë institucionet dhe po i keqpërdorin ato. Çdo tender kalon në duart e tyre, për çdo biznes përqindja e fitimit përcaktohet nga të njëjtët persona. Ai sistem artanoid është bërë sinonim i korrupsionit dhe krimit të pandëshkuar. Një sistem vlerash të deformuara dhe joparimore që po e çon shtetin drejt rrënimit”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga tubimi në Tetovë.

Mickoski shtoi se po vjen një kohë e re, një fletë e re po kthehet, një fillim i ri.

“Këtu nga Tetova, ju njoftoj se menjëherë pas fitores dhe formimit të qeverisë, një përqindje e konsiderueshme e buxhetit do të shkojë për zhvillimin dhe zgjidhjen e projekteve infrastrukturore dhjetëvjeçare të Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës, Dibrës dhe disa komuna të tjera nga Maqedonia perëndimore”, ka premtuar Mickoski.

“Marr përsipër që në kuadër të projektit prej 250 milionë euro për zhvillim infrastrukturor të komunave, një pjesë të investohet në këto vende këtu. Njëlloj do të ndërtojmë dhe punojmë për zhvillimin e fshatit Novo Sellë të Shtipit, por edhe për Tearcën e Tetovës edhe për Kuklishin e Strumicës, edhe për Odrin e Tetovës”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Ai theksoi se populli është lodhur duke u rrahur gjoksi dhe duke folur për të drejtësi, ndërsa në realitet gjithçka ka rënë në nivelin e vjedhjes dhe tenderëve. Të ndryshohet jeta e njerëzve në realitet dhe me veprime, dhe këtë do ta bëjë Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

“Që të ndodhë kjo që po ju them, në 8 maj duhet të përfundojë puna e nisur. Cunami është ngritur. Ai cunami duhet të godasë ditën e zgjedhjeve dhe të rrëzojë qeverinë e pushtuar nga krimi. Zgjidhja kundër të gjithë skenarëve të LSDM-së dhe BDI-së është dalja në zgjedhje”, tha Mickoski.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 8 maj të dalin dhe të votojnë, është koha për të filluar ndryshimet në Maqedoni.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit