9.8 C
Skopje
Tuesday, May 7, 2024

Mickoski nga Struga: Patjetër të ketë ndryshime për të ardhmen e fëmijëve tanë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristrijan Mickoski në tubimin e mbajtur në Strugë, ka deklaruar se struganët gjithmon kanë qenë në anën e vërtetë. Ai ka shtuar se edhe këtë herë do të mbështesin ndryshimin që po vjen.

“Porosi për struganët. Ju jeni njerëz nikoqir, esnaf. Gjithmon kenë qënë në anën e vërtetë dhe keni dëshmuar rezistencë në kohërat më të rëndësishme për Maqedoninë. E dini se me këtë pushtet nuk bëhet puna. Patjetër të ketë ndryshime. Nuk jam vetëm unë ose të gjithë ne në pyetje. Por fëmijët tuaj, familjet tuaja. Votoni para së gjithash për vete dhe për ardhmëriinë e më të afërmve tuaj. Andaj mbështesni valën e ndryshimeve”, ka deklaruar Hristijan Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se ndryshimi është i mundur dhe po vjen.

“Këto zgjedhje janë mundësia e fundit për shpëtim. Mundësia në të cilin mund të besosh, zgjidhje në të cilën patjetër të marrësh pjesë. Maqedonia thjesht u është marrë. Por ndryshimet janë të mundshme dhe të arritshme. Ne premtojmë fillim urgjent të projekteve konkrete të cilat do ta formësojnë dhe përmirësojnë realitetin tonë të përbashkët”, deklaroi Mickoski, i cili po ashtu u bëri apel qytetarëve por edhe afaristëve që të mos e lënë shtetin, siç theksoi ai, në duart e atyre që po e shkatërrojnë.

Mickoski tha se LSDM dhe BDI e kanë të caktuar datën e ikjes nga pushteti dhe atë më 24 prill kur kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova do të fitojë, si dhe më 8 maj, kur do të votohet për zgjedhjet parlamentare./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit