11.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Mickoski nga Ohri: Shqiptarët ikin nga Maqedonia për shkak të politikave të BDI-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nga tubimi në Ohër, ka deklaruar se shteti është i kidnapuar nga funksionarët e BDI-së dhe LSDM-së, andaj të rinjtë po ikin, rritet varfëria dhe inflacioni në vend. Mickoski ka theksuar se pushtetarët e kanë humbur kontaktin me realitetin.

“Mbi 600 mijë qytetarë tonë jetojnë me vetëm 150 denarë në denë, ndërsa rinia në maqedoni është më e palumtur në Europë. Qytetarët nuk shkojnë nga këtu, ata ikin nga Maqeodnia. Dhe jo vetëm maqedonasit, të gjithë, do të thoja më së shumti shqiptarët, pasi ata janë të dëshpëruar nga politikat e cila është rekodrede në botë me vitet e qeverisjes, Bashkimi Demokratik për Integrim e cila njëkohësisht në aq krim të bërë nuk ka asnjë anëtar të saj që është në burg”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski

Ai ka thënë se të gjithë pushtetarët e korrupsuar do të mbajnë përgjejgkësi për krimet e bëra dhe ky nuk është një kërcënim, por premtim.

“Do të mbani përgjegjësi për gjithçka, do të përgjigjeni fortë, nuk është ky asnjë lloj kërcënimi, ky është premtim i imi, mbani mend mirë, përsëris se do të përgjigjeni për gjithçka që i bërë Maqedonisë. Një mik shqiptarë, me të cilin njihem gjatë kohë, jemi miq familjar, më thotë, disa kanë përshtypjen se me këtë që VMRO-DPMNE e sulmon BDI-në, i bënë shërbim BDI-së dhe ia rritë rejtingun, unë i them, mos i nënçmo shqiptarët, shqiptarët janë esnaf dhe të mençur, shohin, e dinë dhe ata nuk janë të lumtur në Maqeodni, edhe fëmijët dhe nipërti e tyre ikin jashtë, mesiguri nuk ikin për shkak se BDI mirë qeveris përkundrazi, ikin sepse e shohin se nga BDI ditë të bardhë nuk mund të shohin, u pengon se vidhet dhe ata janë çdo ditë më të varfër. U pengon sepse Artani vozit vetura të kompanive që fitojnë tenderë në institucione, ndërsa ata mezi e lidhin ditën me ditë, u pengon që nuk ka libra në shkolla, sepse kompani e afërt me Artanin ka marrë tender për shtypjen  e librave dhe kanë ndarë para ndërsa libra nuk ka. Edhe shqiptarëve si Maqedonasve u pengon që të gjitha çmimet nëpër shitore janë të shtrenjtuara deri në qiell. Keim inflacion më të lartë në rajon. Nga lider në rajon u bëmë gropë e fundit në këto gjashtë vite e gjysmë”, ka deklaruar kreu i VMRO-DPMNE-së, hristijan Mickoski nga tubimi në Ohër.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit