Mickoski nga Karposhi: Filloi ndërtimi i sallës sportive në SHFK “Vëllazërimi”

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës në Komunën e Karposhit, tha se sot po realizohen dy projekte të reja me vlerë të përgjithshme prej rreth 100 milionë denarësh, përfshirë TVSH-në.

Sipas Mickoskit, projektet kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të këtyre zonave, ndërsa një prej tyre lidhet me ndërtimin e një salle sportive për nxënësit e një shkolle fillore.

“Kur të ndërtohet kjo sallë sportive, nxënësit që do ta përdorin do të kenë mundësi të shoqërohen, të ndërtojnë shpirtin e tyre sportiv dhe në këtë mënyrë të rriten në persona më të mirë”, deklaroi Mickoski, duke theksuar rëndësinë e sportit në zhvillimin e karakterit dhe shpirtit garues te të rinjtë.

Mickoski falënderoi kryetarin e Komunës së Karposhit, këshilltarët e këshillit komunal dhe administratën, duke theksuar se pa përgatitjen administrative të projekteve, ato nuk mund të financohen dhe realizohen.

Ai shprehu mirënjohje edhe për deputetët nga Karposhi, Qytetin e Shkupit dhe këshilltarët e tij, si dhe për kolegët në Qeveri dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, duke përmendur kontributin e tyre në realizimin e projekteve.

“Bëhet fjalë për më shumë se 1.200 kantiere në të gjithë territorin e shtetit, një numër që është për t’u respektuar dhe që kërkon organizim serioz nga të gjitha institucionet”, tha kryeministri.

Mickoski shprehu pritjen që të dy projektet të përfundojnë së shpejti, duke paralajmëruar se pas përfundimit të punimeve, institucionet do të mblidhen për t’i hapur zyrtarisht objektet.

“Le të jetë me hajër dhe le të shtohen projekte të tilla”, përfundoi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit