Sot jemi këtu për të shënuar hapjen e këtij objekti të mrekullueshëm, një investim tërësisht privat.
Qëllimi dhe detyra jonë si Qeveri është t’i mbështesim iniciativat private, veçanërisht kur ato kanë për synim ta lehtësojnë jetën, të krijojnë vlerë të shtuar dhe ta rrisin cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë. Prandaj, ne si Qeveri e mbështesim plotësisht këtë frymë sipërmarrëse.





