23.8 C
Skopje
Sunday, April 28, 2024

Mickoski nënshkruan kartën për koalicion strategjik me partnerët

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se kanë nënshkruar kartën për koalicion strategjik të koalicionit “Maqedonia jote” në prag të zgjedhjeve të dyfishta. Mickoski tha se në koalicion do të veprojnë 24 subjekte politike dhe organizata që qëndrojnë siç tha ai pas valës së ndryshimeve që duhet të sigurojnë një Maqedoni stabile dhe të fortë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Koalicioni ‘Maqedonia jote’ merr përsipër që gjatë zbatimit të programit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, të udhëhiqemi plotësisht dhe pa mëdyshje nga parimet e përgjegjësisë dhe transparencës në veprimin politik. Të vetëdijshëm për natyrën shkatërruese të politikave të klanit të papërgjegjshën në pushtet, njoftojmë se zhvillimi i ekonomisë, rritja ekonomike, investimet e brendshme dhe të huaja, si kusht për hapjen e vendeve të reja të punës dhe një jetë më të mirë për qytetarët, janë  prioritetet e partive anëtare të koalicionit ‘Maqedonia juaj’”.

Mickoski bëri apel për dalje masive në zgjedhje, sepse siç thotë ai, mosdalja do të thotë mbështetje për pushtetin kriminal. “Të ulurit në shtëpi është zë për ata që nuk bënë asgjë dhe e çuan Maqedoninë prapa”, tha Mickoski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit