Kryeminstri, Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar po qëndron për vizitë zyrtare politike dhe ekonomike në Vjenë të Austrisë.
Në kuadër të vizitës, kryeministri Hristijan Mickoski do të zhvillojë takim me kancelarin e Republikës së Austrisë, Kristian Stoker, në të cilin do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe për çështje të rëndësishme dhe aktuale që lidhen me Evropën dhe rajonin.
Pas takimit, kryeministri dhe kancelari austriak do të mbajnë fjalime në forumin biznesit para përfaqësuesve të shoqatave ekonomike të të dyja shteteve, ku do të riafirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer ekonomik dhe do të prezantohen mundësitë për investime të reja dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet kompanive austriake dhe maqedonase.
Në përbërje të delegacionit qeveritar janë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, si dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha



