MEPSO kërkon 97% rritje të çmimit për shërbimet e veta

Advertisement

MEPSO kërkon rritje prej mbi 97 për qind të çmimit për shërbimet e tyre. Ky është vetëm një nga kërkesat që kanë mbërritur në Komisionin Rregullator për Energjetikë për përcaktimin e çmimit të ri të energjisë elektrike. Më herët, përllogaritjet e tyre i kanë dorëzuar edhe kompanitë e tjera energjetike.

Kështu, MEMO nuk kërkon korrigjim të çmimit për shërbimet e veta, ndërsa Elektrodistribuimi nuk ka bërë të ditur se çfarë ndryshimi të çmimit kërkon, pasi ende nuk ka përfunduar tenderi për furnizimin me energji elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjet.

Megjithatë, çmimi që qytetarët do të paguajnë nga 1 janari varet më së shumti nga oferta e EMV-së. Aktualisht, kompania ia shet energjinë elektrike EVN Home-it me çmim prej 65 eurosh për megavat-orë.

Ajo që dihet deri tani është se çmimi nuk do të jetë më i ulët se ky nivel. Megjithatë, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se po bëhen përpjekje që nga viti i ardhshëm çmimi të mbetet i njëjtë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit