Mickoski në promovimin e pajisjeve komunale: E trashëguam shtetin të gjunjëzuar, por sot Maqedonia ecën përpara

Advertisement

Gjatë 26 muajve të fundit jemi përballur me institucione të rrënuara dhe të shkatërruara, me një shtet të plaçkitur dhe të gjunjëzuar. Përfunduam projekte që ishin nisur dhe më pas ishin harruar, ndërtuam rrugë të eksprese dhe segmente hekurudhore, ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë rrugë të shpejta dhe segmente të reja hekurudhore.

Vazhduam me ndërtimin e segmenteve të autostradave, nisëm segmente të reja të autostradës dhe para disa ditësh ishit dëshmitarë të fillimit të një segmenti të tillë të ri të autostradës. Muajin e ardhshëm do të vendosim gurthemelin edhe për një segment tjetër të autostradës, rikonstruktuam spitale, për një sistem shëndetësor që ishte plaçkitur dhe shkatërruar si pasojë e politikave të gabuara, e dini, nuk do t’ju rikujtoj politikat e vjetra kriminale, kur ishim një shtet që, ishte më i dobëti për mënyrën e menaxhimit të krizës së koronavirusit, ndërsa për nga numri i viktimave gjatë pandemisë, ishim ndër vendet me shifrat më të larta, qytetarë të plaçkitur, ekonomi e shkatërruar dhe e rrënuar si pasojë e politikave të gabuara ekonomike, taksa agresive, taksa solidariteti dhe gjithçka tjetër që u bë gjatë asaj periudhe, të cilën të gjithë duam ta harrojmë sa më shpejt, por erdhi një Qeveri që menjëherë iu përvesh punës për të korrigjuar gjithçka që ishte lënë pas nga qeveria e mëparshme, do të thosha, kriminale e LSDM-së dhe BDI-së.

Një nga projektet kryesore në fillim të kësaj Qeverie ishte decentralizimi i mjeteve nga buxheti i shtetit drejt komunave, në këtë mënyrë arritëm të sigurojmë projekte në vlerë prej gjysmë miliardi eurosh, të cilat u transferuan nga buxheti qendror drejt komunave për investime kapitale, por nuk u ndalëm këtu, vazhduam të punojmë me komunat dhe një nga projektet për të cilin gjithashtu mund të krenohemi është edhe ky projekt që e prezantojmë sot, për një mjedis jetësor më të mirë dhe për më shumë higjienë në komunat tona.

I përgëzoj të gjithë ata që do të pajisen me makineri të reja dhe mjete të reja për menaxhimin e mbeturinave, njëkohësisht, bëj thirrje për përgjegjësi shoqërore dhe qytetare, sepse mjedisi ynë jetësor është i yni dhe duhet ta ruajmë të gjithë së bashku, duke qenë njësoj të përgjegjshëm ndaj tij. Nuk ndalemi këtu, do të vazhdojmë edhe më tej, hapi i ardhshëm është dorëzimi i autobusëve, të cilët shumë shpejt pritet të fillojnë t’u dorëzohen komunave për organizimin e transportit publik ekologjik urban, e kam fjalën për autobusët elektrikë, kështu që mund të flas edhe shumë më gjatë, por thelbi është se nga një shtet i gjunjëzuar, i plaçkitur dhe i rrënuar, ku para 26 muajsh sfida jonë kryesore ishte gjendja në të cilën e trashëguam nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, sot, pas tre vitesh, mund të themi se Maqedonia është një vend më i mirë për të jetuar sesa ishte para tre vitesh. Ju garantoj se pas tre vitesh do të jetë një vend edhe më i mirë për të jetuar se sot.

Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi t’i falënderoj kolegët nga Qeveria, zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër i Transportit, zëvendësministren në Ministrinë e Transportit, kryetarët e komunave, sigurisht edhe drejtoreshën e Bankës Botërore për rajonin, si dhe të gjithë ata që i kanë mbështetur këto projekte, falënderoj edhe deputetët, të cilët gjithashtu kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin mbështetje të madhe, në kuadër të parlamentit, ata angazhohen që të sigurojnë edhe një projekt më shumë për komunën e tyre, për lagjen e tyre, për rrugën e tyre.

Unë jam i bindur se në periudhën që vjen do të vazhdojmë të realizojmë gjithçka që kemi premtuar. E di që nuk është ideale, e di që jetohet vështirë, madje, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, por ne jemi këtu për ta dhënë maksimumin në terren dhe të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, të përgatisim dhe realizuar projekte të tilla, jam i sigurt dhe i bindur se kjo do të bëhet.

Ju falënderoj edhe juve, mediave, që ndiqni punën e Qeverisë edhe një herë, uroj që të jetë me fat dhe mbarësi dhe uroj që të promovojmë edhe shumë projekte të tilla.

Ju faleminderit.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit