Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Mickoski bëri të ditur se gjatë vizitës pati edhe nderin të nënshkruajë në Librin e të Ftuarve të Nderit të Kombeve të Bashkuara.
“Veçanërisht nder ishte për mua të nënshkruaj në Librin e të Ftuarve të Nderit të Kombeve të Bashkuara, si simbol i respektit për këtë organizatë botërore dhe misionin e saj për paqe, dialog dhe një të ardhme të përbashkët”, shkroi Mickoski.
Sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po zhvillohet gjatë javës së nivelit të lartë në Nju Jork, ku liderët botërorë diskutojnë çështje të paqes, sigurisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar







