1,3 milionë denarë detyrime të trashëguara të shkollave. Janë paralajmëruar gjithashtu investime në terrene sportive dhe projekte për ndërtimin e çerdheve të reja.
Sa i përket pastërtisë dhe mjedisit, janë larguar rreth 90 automjete të braktisura, janë vendosur mbi 60 shporta mbeturinash dhe janë ndërmarrë aksione për pastrimin e deponive ilegale.
Qyra prezantoi edhe projektet për parkingje nëntokësore, Kolektorin Lindor, si dhe avancimin e shërbimeve komunale përmes aplikacioneve digjitale dhe arkivës elektronike.
Në bilancin njëvjeçar përfshihen edhe aplikimet në 15 thirrje për fonde evropiane, promovimi i Strugës në panaire ndërkombëtare dhe ndarja e 889.500 denarëve nga paga dhe mëditjet e kryetarit për ndihma sociale dhe aktivitete rinore.
“Një vit më parë fituam besimin tuaj. Sot kemi përgjegjësinë ta justifikojmë atë. Nesër kemi detyrimin të bëjmë edhe më shumë”, deklaroi Qyra./Ora24.tv








