Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me inflacionin, deklaroi:
“Po, unë thashë, ne tashmë dy muaj radhazi arrijmë të kemi nivel të inflacionit vjetor i cili është nën nivelin e Bashkimit Evropian. Në korrik ishte 2,3%, ndërsa në Bashkimin Evropian ishte 2,9%, në gusht ishte 2,6%, ndërsa në nivel të Bashkimit Evropian është 3,3%.
Ju kujtohet para katër vjetësh, kur na bindnin se inflacioni, i cili atëherë ishte dyshifror, 16, 17, 18%, ishte importuar nga Bashkimi Evropian, e shihni se mundet, kur duam dhe kur dimë, të bëjmë diçka që është më mirë se atje.
Prandaj, duhet të besojmë te vetja, të mos besojmë në gënjeshtrat dhe shpifjet e njerëzve të cilët vetë e identifikojnë veten si llum, më vjen keq.
Edhe unë mendoj se njerëzve të tillë, të cilët vetë e identifikojnë veten si llum, të cilët ende mbajnë konferenca për shtyp, edhe pse askush nuk i përmend me emër dhe qajnë publikisht, sepse vetë e identifikojnë veten si llum, nuk duhet t’u besohet.”






