20.8 C
Skopje
Monday, May 20, 2024

Mickoski: Në ASNJË mënyrë nuk koalicionojmë me BDI-në, Qeveria e re bëhet me VLEN-in

Deri më 28 maj duhet të konstituohet Kuvendi, partia fituese të sigurojë shumicën e nevojshme për të formuar kabinetin qeveritar ndërsa partise fituese t’i jepet mandati nga presidenti që të formojë qeverinë e re. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski partia e të cilit fitoi 58 mandate në zgjedhjet paralmentare të 8 majit, u shpreh i vendosur se nuk do të formojë qeveri me BDI-në, raporton alfax.mk.

“Unë këtë e kam përsëritur disa herë në të kaluarën, nuk e di sa më kanë kuptuar seriozisht disa politikanë. Me rezultatet që ka bërë VLEN-i, janë 107 mijë vota. Vlerësoj se ata e kanë konfirmuar kredibilitetin e tyre dhe mund të jenë partnerë kredibil në qeverinë e re që do ta formojë koalicioni “Maqedonia e jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe unë si mandatar”, deklaroi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit