8.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Mickoski: Mos i besoni fushatave të zeza të pushtetit, unë nuk merrem me skenarë si LSDM e BDI

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nga Manastiri u ka bërë apel qytetarëve që, siç tha, të mos i nënshtrohen fushatës së errët të pushtetit. Mickoski tha se ai dhe partia të cilën e udhëheq, nuk merret me fushatë të errët, ndërsa akuzoi LSDM-në dhe BDI-në se me veprimet e tyre ngjasojnë se bëjnë garë për atë se kush do të jetë i pari nga fundi.

“Dua t’i paralajmëroj qytetarët, shtoi Mickoski, që të mos dorëzohen para fushatave të zeza të pushtetit që tejkalojnë edhe mendimet më të errëta të çmendurisë që mund të arrijnë. Një lojë të tillë të fushatës së tyre të zezë mbi skenarë të krijuar nga LSDM dhe BDI e quaj garë për vendin e parë nga fundi. Për këto njerëz nuk është e vështirë që të justifikojnë një sulm ndaj një punonjësi policie dhe të imagjinojnë se si do të reagonin nëse do të ishte djali, vëllai apo fëmija i tyre. Nuk e kanë të vështirë as të falsifikojnë dokumente”, tha Mickoski.

Mickoski në fund ka dërguar edhe porosinë në të cilën ka theksuar “Por dua t’u them se keni qenë, jeni dhe do të mbeteni amatorë Por fundi po vjen”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit