12.8 C
Skopje
Thursday, May 16, 2024

Mickoski: Më 24 prill qytetarët kërkuan që BDI dhe LSDM të jenë në opozitë

“Rezultati i 24 prillit është i qartë, mesazhi i popullit është i qartë që opozita të formojë Qeverinë. Një parti politike nuk mund të jetë në vazhdimësi për më shumë se 20 vjet në pushtet, pak me njërin, pak me tjetrin dhe kështu të manipulojë qytetarët dhe votuesit gjatë gjithë kohës. Vlerësojmë që opozitës duhet t’i jepet një shans sepse mesazhi i qytetarëve është i qartë”, kështu deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “360 gradë” në TVM.

Ai tha se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale votat opozitare janë më të shumta se votat e atyre që mbështesin pushtetin aktual

“Nëse i ndajmë në vota pro-qeveritare dhe kundër-qeveritare, atëherë është e qartë se sipas votave pro-qeveritare, në këto zgjedhje humbin ata që janë për kandidatët pro-qeveritar. Pra ka një humor opozitar. Qytetarët e Maqedonisë duan të shohin një qeveri që do të formojë opozitën. Parimi në demokraci është i qartë, ai që formon 61 deputetë formon Qeverinë. Të paktën kështu ka qenë rregulli në vitin 2017”, ka kujtuar lideri i VMRO-DPMNE-së.

Ai ka theksuar se BDI nuk i ka të gjitha votat shqiptare, se koalicion i pastër shqiptarë është VLEN.

“Por me sa di unë BDI ka bërë koalicion dhe në atë koalicion, përveç BDI-së si opsion politik shqiptar, kanë edhe një parti boshnjake, ka edhe një parti turke, ka edhe një parti rome ose një përfaqësues romë, Kurto Dudush nuk e di a ka partinë e tij. Përfaqësuesi legjitim është një bllok politik shqiptar, ai është koalicioni VLEN”, tha Hristijan Mickoski i cili ka shtuar se 3/4 e shumicës së qytetarëve në vend janë që BDI të shkojë në opozitë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit