21.8 C
Skopje
Wednesday, May 1, 2024

Mickoski: Kur BDI-së ja kujton krimin, atëherë flet për Rusinë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski akuzon BDI-në se gjithmon kur i dalin në shesh skandale korruptive atëherë përdor Rusinë për të defokusuar opinionin. Në emisionin Klan Direkt në Klan Maqedoni, Mickoski tha se sulmi ndaj BDI-së nuk është sulm ndaj shqiptarëve por, siç tha, sulm ndaj krimit!

“Nuk duhet që shqiptarët në Maqedoni të bien në kurthin që BDI përpiqet ta imponojë. respektivisht, sulmi ndaj BDI-së lidhur me krim, korrupsion, mos sundimi i së drejtës, paaftësia e kështu me radhë, të jetë i projektuar si sulm ndaj shqiptarëve. Jo kjo nuk është kështu, sulmi ndaj BDI-së, është sulm ndaj kriminelëve politik, mashtruesve dhe njerëzve të paaftë të cilët janë në vendet e gabuara. Si të tillë ne si parti politike kemi të drejtë sepse një koncepti i këtillë i një partie politike përballet me një koncept tjetër dhe e argumentojmë këtë”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski.

Ai shtoi se as opozita shqiptare nuk duhet të bjerë prehë e lojërave të BDI-së!

“Unë nuk mendoj se opozita shqiptare duhet të hyjë në kurthin e BDI-së dhe të shkojë me retorikë të ashpër në bazë nacionaliste. Mendoj se kjo është gabim, sepse në atë mënyrë ata do të luajnë nëm terrenin e BDI-së, e jo në terrenin ku do të kenë rezultat të mirë dhe fitore, ndërsa kjo është ajo për të cilën flas vazhdimisht, krimi, korrupsioni, analiza komparative për atë se çka është arritur në 22 vitet e fundit, pse mbushen autobusët në Maqedoninë perëndimore me njerëz të ri të cilët e lëshojnë Maqedoninë dhe e kërkojnë fatin diku jashtë. Pse klasat janë boshe, pse nuk ka investime”, deklaroi Mickoski.

Kreu i VMRO-DPMNE-s, Hristijan Mickoski, tha se partia e tij ka në fokusin kthimi i shtetit të drejtë, besimin në institucionet, luftën me krimin dhe korrupsionin dhe sundimi i së drejtës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit