Mickoski kërkon ekstradimin e babait të Iva Mihailovës: Të përballet me drejtësinë në Maqedoni

Advertisement

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se pret që Bullgaria të veprojë në përputhje me fletë-arrestin ndaj babait të Iva Mihailovës dhe ta dorëzojë atë në Maqedoninë e Veriut, ku duhet të vuajë dënimin e shqiptuar për tentativë vrasjeje.

Deklarata e Mickoskit vjen pasi personi në fjalë është shfaqur në mediat bullgare, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kërkohet për vuajtjen e një dënimi prej 12 vitesh burg.

“Ne kemi fletë-arrest dhe presim që partnerët tanë të veprojnë në përputhje me partneritetin, sepse jemi aleatë me fqinjin tonë lindor në NATO”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se pret që të gjithë personat për të cilët ka fletë-arreste, qofshin të dyshuar apo të dënuar për vepra penale, të ekstradohen dhe të përballen me organet e drejtësisë.

“Vetëm në këtë mënyrë secili mund të dëshmojë fajësinë ose pafajësinë e tij”, shtoi kryeministri.

Rasti ka marrë vëmendje pas deklaratave publike të babait të Iva Mihailovës në mediat bullgare lidhur me procesin gjyqësor ndaj vajzës së tij, i cili po zhvillohet në Koçan.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit