Hristijan Mickoski zhvilloi një takim pune me bashkëkryetarët e VLEN, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, ku u diskutua çështja e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
Në takim u theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që forcojnë besimin dhe avancojnë bashkëjetesën.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija janë themeli i një shteti modern dhe funksional, ndërsa institucionet po punojnë për zgjidhje në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve./Ora24.tv





