Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tha se autoritetet serbe s’kanë lejuar që të futen në Serbi tre deputetë të Kosovës, Arbërie Nagavcin, Fatmire Mullhaxhën dhe Liza Gashin, pasi të njëjtit po shkonin tek ajo për ngushëllime
Tre deputetët kanë qenë të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës, Jetish Jashari dhe këshilltari i Kurtit, Ragmi Mustafi, megjitahtë hyrja e tyre s’është lejuar.
“Autoritetet e Serbisë, qoftë edhe kur janë në pyetje raportet ndërnjerëzore, vetëm për faktin që janë të përfshirë zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës, iu jep kënaqësi refuzimi i lejes për të vizituar Luginën e Preshevës. Me rastin e vdekjes së babait tim, një delegacion nga Republika e Kosovës, i përbërë nga deputetet e Kuvendit, Arbërie Nagavci, Fatmire Mullhaxha Kollçaku e Liza Gashi, kishin planifikuar që të vijnë për vizitë në shtëpinë e prindërve të mi në Preshevë për të më shprehur ngushëllime. Sipas protokollit, deputetet i kishte shoqëruar edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Beograt, Sh,T. Jeshit Jashari, i cili poashtu kishte shprehur dëshirën që së bashku me deputetet të më vijë në vizitë për ngushëllime. Pjesë e delegacionit ishte edhe Ragmi Mustafi, këshilltari i kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, i cili kësaj here kishte porosinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti që të më përcjell nga afër mua e familjarëve të mi ngushëllimet e tij për humbjen e prindit”.








