Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Kalaja e Shkupit do të rinovohet dhe do të marrë një pamje dhe funksionalitet të ri, me synimin që të shndërrohet në një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të kryeqytetit.
„Mirëdita edhe nga unë.
Nuk kam çfarë të shtoj për atë që thanë folësit e mëparshëm. Dua vetëm të them se erdhi radha që edhe Kalaja të rregullohet.
Ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen dhe njëra prej tyre është edhe Kalaja e Shkupit. Siç e dini, arritëm t’i tejkalojmë sfidat që lidhen me Shkupin – Kryeqytetin Evropian të Kulturës.








