Mendi Qyra: Siguria e fëmijëve është përgjegjësia jonë e përbashkët

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, njofton për ndërtimin e gardhit mbrojtës pranë hyrjes së shkollës fillore “Nuri Mazari”, me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve.

Pas vitesh pa një mekanizëm të përshtatshëm mbrojtës, muri pranë hyrjes së shkollës fillore “Nuri Mazari” tashmë po pajiset me gardh mbrojtës, si pjesë e ndërhyrjeve që synojnë krijimin e një ambienti më të sigurt për fëmijët.

Përmes një postimi, Qyra thekson se edhe ndërhyrjet e vogla mund të kenë rëndësi të madhe për komunitetin, veçanërisht kur bëhet fjalë për sigurinë e nxënësve.

“Puna e mirë nuk matet vetëm me madhësinë e projekteve, por me ndikimin që ka në jetën e qytetarëve”, shprehet Qyra.

Ai thekson se Komuna do të vazhdojë me punë konkrete dhe përkushtim për një Strugë dhe rrethinë më të sigurt, me vëmendje të veçantë ndaj nevojave dhe mirëqenies së fëmijëve.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit