18.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Mickoski: Dalja masive është votë dhe vendim për të ardhmen e familjeve tona, për të mposhtur skenarët e partisë që nuk ka “E” nga Evropa

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Pas votimit ai ka bërë thirrje që qytetarët të dalin sa më masovikisht në zgjedhje dhe ka dhënë porosi për qytetarët.

“Kam tre mesazhe, mesazhi i parë është t’i thërras qytetarët e Maqedonisë që të dalin të votojnë masivisht. Sepse vetëm kështu mund të vendosim për të ardhmen tonë të përbashkët. Këto janë zgjedhje parlamentare dhe presidenciale, pjesëmarrja masive është votë dhe vendim për të ardhmen e familjeve tona dhe të atdheut tonë.

Mesazhi im i dytë është se gjatë fushatës kam paralajmëruar dy skenarë të mundshëm që ne sot i shohim si realitet. Skenari i parë është ai grup politikanësh që në emër e kanë fjalën “evropian”, por nuk kanë as “e” nga “evropian”. Fatkeqësisht, ata ende kanë ngecur në të kaluarën, janë ende të ngulur në shekullin e 18-të, dhe ky do të jetë një ndëshkim i madh nga qytetarët për këto politika retrograde dhe defanzive i këtyre politikanëve që abuzojnë me Evropën në emër të të qenit “evropian”. Jam i bindur se edhe Europa ka turp për këta njerëz.

Dhe mesazhi im i tretë është për ju gazetarët, faleminderit që jeni këmbëngulës dhe durues në këtë fushatë sfilitëse 35 ditore, që raportoni objektivisht për gjithçka që ndodhi në këto 35 ditë. Dhe ju uroj një karrierë të suksesshme gazetareske në të ardhmen”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit