Mexhiti: SHBA-ja është partner strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një deklaratë për  Ora24.tv , ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Maqedoninë e Veriut dhe kombin shqiptar.

Mexhiti bëri të ditur se sot do të zhvillojë një takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Nju Jorkut me ftesë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan.

Sipas tij, në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare.

“SHBA-ja është partner strategjik për Republikën e Maqedonisë, por edhe për kombin shqiptar. Sot kam takim me ambasadën, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtoj drejt Nju Jorkut me ftesë nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan, ku do të ketë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi Mexhiti për Ora24.tv.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit