Mexhiti: Po vlerësohet puna e ministrave, VLEN do të dalë më i fuqishëm nga rikonstruimi i Qeverisë

Advertisement

Shkup, 27 qershor – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është në zhvillim procesi i vlerësimit të punës së të gjithë ekzekutivit në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.

Ai tha se janë zhvilluar takime me partnerët e koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, ndërsa shprehu bindjen se VLEN do të forcohet pas këtij procesi.

“Spo bëhet vlerësimi i të gjithë ministrave dhe dikastereve. Kemi pasur disa takime me partnerët e qeverisë dhe VLEN nga ky rikonstruim do të dalë shumë më i fuqishëm, me shumë më tepër potencial politik”, deklaroi Mexhiti për Zyrtare.net.

Sipas tij, qëllimi i rikonstruimit është dinamizimi i punës së ekzekutivit dhe përshpejtimi i realizimit të premtimeve zgjedhore të VLEN-it. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit