Mexhiti mesazh nga Amerika: Rrini rehat!

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti ka përcjellë një mesazh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu drejtuar bashkëudhëtarëve të tij politikë dhe duke theksuar se vendimet e rëndësishme janë marrë gjithmonë së bashku.
Në mesazhin e publikuar, Mexhiti thotë se çdo vendim, pavarësisht nëse ka qenë i thjeshtë apo i vështirë, është diskutuar dhe është marrë bashkë, ndërsa qëndrimeve dhe parimeve të përbashkëta, sipas tij, u është qëndruar deri në fund.
Ai u referohet edhe spekulimeve të fundit, duke thënë se ato nuk mund të përcaktojnë rrugën e përbashkët.
“Le të flasin. Le të shkruajnë. Le të kalkulojnë. Ne kemi para vetes kauzën tonë”, shkruan Mexhiti, duke shtuar se fokusi duhet të jetë te puna për qytetarët.
Mesazhin e tij e përmbyll me: “Rrini rehat!”, ndërsa nga Amerika u dërgon përshëndetje bashkëudhëtarëve të tij.
“Nga Amerika e lirisë, përzemërsisht, Izeti!”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit