Mexhiti: Do ta zgjidhim provimin e jurisprudencës edhe me ministër maqedon

Mexhiti: Do ta zgjidhim provimin e jurisprudencës edhe me ministër maqedon

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti duke folur për protestat e studentëve në Shkup lidhur me provimin e jurisprudencës që të jepet në shqip, tha se me të drejtë ata kanë protestuar, edhe pse pjesa dërrmuese e organizatorëve ka qenë e klasës politike opozitare.

“Për hir të së vërtetës, ish partia ime ka pasur 5 ministra shqiptarë të Drejtësisë, nuk e kanë zgjidhur dhe kërkon brenda 1 viti t’i zgjidhim të gjitha edhe pse ministri aktual i Drejtësisë është një maqedonas. Këtë nuk e themi si arsyetim, sepse VLEN edhe me ministër maqedon do ta zgjedh”, tha ai.

Presim përgjigje pozitive për rrugën Shkup- Bllacë

Sa i përket Korridorit, Mexhiti tha se është korridor panevropian, i NATO-s që në vetë përmban 1.5 miliardë euro.

“Presim këto ditë përgjigje pozitive nga Banka Evropiane për Zhvillim për rrugën Shkup- Bllacë që lidhë Maqedoninë me Kosovën, pra me dy shtetet amë. Pastaj, pas 30 vitesh qeveria ndan 60 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar ‘Nënë Tereza’ në zemër të Shkupit, poashtu diku 20 milionë euro për fazën e tretë të sheshit Skënderbeu për parkingje nëntokësore etj,”, ka thënë Mexhiti për RTSH.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit