11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Messi fiton sërish Topin e Artë?

Lionel Messi dhe Aitana Bonmatí do të jenë fituesit kryesorë të çmimeve në Topin e Artë të këtij viti. Kjo sipas raportimeve nga mediat spanjolle pretendohet se janë përcaktuar çmimet edhe për këtë vit.

Votimi për Topin e Artë për meshkuj dhe femra është mbyllur dhe pavarësisht konkurrencës nga lojtarë si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Në Spanjë, thuhet se Messi ka mbledhur vota të mjaftueshme për të fituar një tjetër Top të Artë.

Nëse Messi e ngre trofeun në Paris pas dy javësh, atëherë do të shtojë në 8 numrin ë këtij trofeu prestigjioz individual për futbollistët. Sulmuesi i Inter Miamit duket se do të shpërblehet pasi luajti rolin kryesor në fitoren e Argjentinës në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Ndërkohë, Bonmatí thuhet se do të zëvendësojë shoqen e skuadrës Alexia Putellas si futbollistja më e mirë femër në planet. Bonmati u nominua si Lojtarja e Turneut në Kupën e Botës për Femra, në të cilën Spanja mposhti Anglinë 1-0 në finale.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet në Paris më 30 Tetor.

Tv Klan

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit