11.8 C
Skopje
Saturday, May 25, 2024

Bastet, ulet dënimi për Fagioli

Bashkëpunon me drejtësinë, humb sezonin aktual

Negocimi për pranimin e fajësisë është shumë afër vijës së finishit. Dialogu mes avokatëve të Nicolò Fagiolit dhe Prokurorisë së Federatës Italiane të Futbollit u zhvillua në një takim mes palëve.

Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, që në fillim lojtari ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit, i ndihmuar dhe asistuar nga avokatët e Juventus.

Tashmë flitet se Fagioli ka vënë vazhdimisht baste dhe se vuan nga varësia ndaj kumarit dhe për këtë arsye ka nevojë për terapi. Një nga pikat e kësaj të fundit është edhe monitorimi i llogarisë rrjedhëse të tij nëpërmjet një tutori.

E gjithë kjo ka prodhuar, një ulje të ndjeshme të dënimit 3-vjeçar. Kanë mbetur edhe disa hapa formalë, por ka gjasa që skualifikimi t’i heqë të gjithë sezonin aktual. Fagiolin do ta shohim sërish në fushë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq pritet ende të mësohet se ç’do të ndodhë me Nicolo Zaniolo dhe Sandro Tonalin. Të dy presin hetimet e drejtësisë italiane dhe asaj të Federatës së Futbollit për të mësuar fatin e tyre. Ka të dhëna se edhe Tonali është gati të bashkëpunojë.

Tv Klan

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit