21.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Mërgata pret rezultate nga zyra e diasporës

Komuna Dibër në nëntor të vitit 2022 nënshkroi kontratën me përfaqësues të Qeverisë për hapjen e zyrës së Diasporës. Zyra u hap dhe diaspora shpreson se pikërisht kjo zyrë do të mundësojë që ajo të tejkalon shumë probleme që kanë të bëjnë me marrjen e dokumenteve por edhe për t’ju informuar për të drejtat e tyre në vendlindje. Zyra e diasporës është një vend ku në përputhje me ingerencat e saj duhet të përforcoj bashkëpunimin e pushtetit qendror dhe lokal me mërgatën e cila jeton në shtet e Evropës, SHBA-ve dhe në shumë vende të tjera. Në prag të ardhjes masive të mërgimtarëve, në pushtetin vendor në Dibër thonë se zyra është e gatshme që të jetë në shërbim të mërgatës dibrane.

Kryetari i këshillit të komunës Dibër, Fuat Spahiu për gazetën KOHA thotë se tani më zyra funksionon afro dy vite.

“Zyra është në kuadër të shërbimit për informim dhe ka persona të angazhuar për këtë çështje. Presim që zyra për diasporën të jep rezultatet e nevojshme me qëllim që mërgimtarët të marrin më shumë informata për të drejtat e tyre kur është në pyetje marrja e dokumenteve të ndryshme etj. Komuna Dibër me hapjen e Zyrës së diasporës faktikisht ka mundësuar mërgatës të madhe një bashkëpunim më të thellë me vendlindjen. Në SHBA jetojnë mbi 17 mijë dibran, por njëkohësisht mijëra dibran jetojnë dhe punojnë në shtete të Evropës. Ky është një fakt i fuqishëm për nevojën për të funksionuar Zyra e diasporës. Në krahasim me të kaluarën, tani mërgimtarët në mënyra të ndryshme marrin informata nga kjo zyrë për të gjithë aspektet që u interesojnë”, thotë Spahiu dhe shton se në këtë drejtim janë arritur rezultate shumë të mira. Interesimi i mërgimtarëve është i madh për shumë çështje. Duke marrë parasysh numrin e madh të mërgimtarëve, mund të themi se hapja e Zyrës së diasporës dukshëm do t’i tejkalojnë problemet të mërgimtarëve për të marr informata të ndryshme për organet qendrore por edhe ata lokale.

Në lidhje me funksionimin të Zyrës së diasporës, gazeta KOHA kontaktoi edhe me përfaqësues të shoqatës të mërgimtarëve dibran “Dibra”, me seli në Nju Jork. Në këtë shoqatë na informuan se janë në shpresë se Zyra që është hapur në Dibër do t’ju ndihmoj mërgimtarëve. Mërgimtarët kanë probleme të shumta sidomos kohëve të fundit me ndryshimin e emrit të shtetit për të marrë dokumente personale. Çështja e pasaportave është një problem i madh pasi që pjesa dërmuese e mërgimtarëve nuk i posedojnë. Veçmas interesohen për mënyrën e marrjes të fletudhëtimeve për në vendlindje gjatë sezonit verorë. Poashtu shpesh herë dibranët që jetojnë në Amerikë interesohen për mënyrën e marrjes të dokumenteve në sferën e marrëdhënieve pronësoro juridike. Këtu thonë se tani me hapjen e Zyrës mërgimtarët me ardhjen në vendlindje do të kryejnë, më shpjet aktivitete që kanë të bëjnë me marrjen e dokumenteve në komunë dhe në institucionet e tjera që veprojnë në Dibër dhe rajon. Në shoqatën potencojnë se personi i cili mbulon këtë aktivitet në Zyrën duhet të ketë dituri nga të gjithë sferat për të cilët interesohen mërgimtarët. (koha.mk)

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit