Përmes një postimi, Qyra bëri të ditur se ka pranuar një mirënjohje nga trajneri i karatesë dhe organizatori i turneut, Alim Hajredini.
Edicioni i sivjetmë i „Struga Open“ mblodhi 40 klube dhe 480 paraqitje nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës, duke e kthyer edhe një herë Strugën në një pikë të rëndësishme të aktiviteteve ndërkombëtare të karatesë.
Qyra theksoi se, në cilësinë e kryetarit të komunës, do të vazhdojë të mbështesë sportin, sportistët dhe organizatorët që përmes përkushtimit të tyre kontribuojnë në promovimin e Strugës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
„Struga ka talent, ka traditë dhe ka potencial për suksese edhe më të mëdha“, u shpreh Qyra.
Në fund, ai uroi Alim Hajredinin, organizatorët, trajnerët dhe të gjithë sportistët pjesëmarrës, duke vlerësuar rëndësinë e vazhdimësisë së këtij turneu dhe rolin e tij në zhvillimin e sportit në qytet.Ora24








