Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka uruar qytetarët me rastin e 2 Gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës.
Në mesazhin e tij, Qyra thekson se 2 Gushti është një festë që simbolizon luftën e popullit të Maqedonisë për një shtet të pavarur dhe sovran.
“2 Gushti, Ilindeni, Dita e Republikës, është një festë që përfaqëson simbolin e luftës së popullit të Maqedonisë për një shtet të pavarur dhe sovran. Gëzuar festën!”, ka shkruar Qyra në urimin e tij.






