Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka shpërndarë sot 42 vendime të reja për legalizim, duke e çuar në 110 numrin e lëndëve të përfunduara deri më tani.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komuna e Strugës, 30 lëndë janë në fazën përfundimtare të procedurës, ndërsa 70 lëndë të tjera janë në fazat fillestare të përpunimit dhe pritet të përfundojnë deri në fund të vitit.
Komisionet për legalizime po zhvillojnë verifikime në terren dhe po punojnë për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm për lëndët në procedurë.
Nga Komuna bëjnë të ditur se gjatë gjithë vitit 2025 janë përpunuar 60 lëndë për legalizim, ndërsa në tetë muajt e këtij viti numri i lëndëve të përfunduara ka arritur në 110.
Procesi i legalizimeve po zhvillohet nga Sektori i Urbanizmit dhe komisionet përkatëse të Komunës së Strugës.






