Kryetari i ri i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sapo ka marrë zyrtarisht mandatin dhe ka bërë të ditur hapat e parë që do të ndërmarrë në drejtimin e ri të komunës.
Qyra ka paralajmëruar se do të fillojë një verifikim të plotë të administratës komunale, me qëllim që të largohen nga puna ata që kanë marrë paga pa u paraqitur fare në punë. Ai ka theksuar se në institucionin që drejton nuk do të ketë vend për neglizhencë apo abuzim me fondet publike.
Në të njëjtën kohë, Qyra ka bërë të ditur se do të shitet vetura zyrtare e komunës, ndërsa për nevojat e punës do të përdorë veturën e tij private.
“Dua të jap shembullin që çdo qindarkë e qytetarëve të Strugës do të përdoret me përgjegjësi dhe në shërbim të tyre”, është shprehur ai.



