Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka ndarë përvojën nga vizita në Holandë, ku së bashku me ekipin e “Care for Disabled Kids” ka vizituar qendra që ofrojnë kujdes dhe mbështetje për personat me nevoja të veçanta.
Gjatë vizitës në “Papageno Huis” në Laren dhe “Eemhart” në Baarn, Qyra tha se patën mundësinë të njihen nga afër me praktika dhe modele të ndryshme të kujdesit dhe përfshirjes.
“Përvojat e mira që pamë në Holandë janë një mundësi për të mësuar dhe për të sjellë ide të reja edhe në Strugë”, shkroi Qyra.
Ai theksoi se vizita shërbeu edhe si urë lidhëse mes institucioneve holandeze dhe qendrës së vetme ditore në Strugë.






