Në 25-vjetorin e rënies së Naser Hanit, emocionet dhe malli rikthejnë kujtimet për veprën, sakrificën dhe idealet e tij.
Me këtë rast, Mendi Qyra ka shprehur krenarinë e tij që në këtë ditë përkujtimore pranë tij qëndronte Sharri, djali i Naserit. Sipas tij, kjo simbolikë përcjell mesazhin e vazhdimësisë së rrugës dhe idealeve për të cilat jetoi dhe veproi Naseri.
“Jam krenar që sot krah meje qëndronte Sharri, djali i Naserit. Kjo simbolikë përcjell mesazhin për të vazhduar rrugën e tij, një rrugë e ndërtuar mbi ideale, sinqeritet dhe dashuri të madhe kombëtare”, u shpreh Qyra.
Ai theksoi se kujtimi për Naser Hanin mbetet i gjallë dhe se vepra e tij vazhdon të frymëzojë brezat që vijnë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Naser Hanin!





