Mendi Qyra: “Gërvishtje në murin e kohës”, një vepër që i kushtohet heronjve të heshtur – prindërve

Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, ka marrë pjesë në promovimin e librit më të ri të veprimtarit dhe autorit Shpëtim Pollozhani, me titull “Gërvishtje në murin e kohës”.

Përmes një mesazhi publik, Qyra vlerësoi veprën si një libër të veçantë, të mbushur me emocion dhe reflektim, kushtuar prindërve, të cilët i quajti “heronjtë dhe heroinat e heshtur të jetës sonë”.

“Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e promovimit të një tjetër kryevepre nga miku im dhe veprimtari i palodhur Shpëtim Pollozhani. ‘Gërvishtje në murin e kohës’ është një libër i veçantë, i mbushur me emocion dhe reflektim, kushtuar heronjve dhe heroinave të heshtur të jetës sonë – prindërve”, shkroi Qyra.

Ai theksoi se promovimi nuk ishte vetëm një takim me librin, por edhe një kujtesë për vlerat, dashurinë dhe mirënjohjen ndaj prindërve.

Në fund, Qyra i uroi Pollozhanit suksese dhe frymëzim në krijimtarinë e tij të mëtejshme, duke shtuar se ai do të vazhdojë të pasurojë botën e letërsisë me vepra që lënë gjurmë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit