Mefail Ismaili: Pse Izeti, Bilalli dhe Adnani e lanë në baltë Daut Beqirin në 25 vjetorin e Betejës së Haraçinës?!

Advertisement

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri ka organizuar sot, një manifedtim madhështor me rastin e 25 vjetoritntë Betejës së Haraçinës.

 

Por në këtë event nuk ka marrë pjesë asnjë nga liderët e VLEN ose përfaqësuesit e lartë të kësaj partie në Qeveri.

 

Ndaj kësaj ka reaguar gazetari, Mefail Ismaili, i cili ka pyetur publikisht, pse sot askush nga krerët e VLEN nuk ka marrë pjesë në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët dhe Haraçinën?

 

E ka ana tjetër vëmendje të madhe ka marrë prezenca e ambasadorit të Shqipërisë, Denion Mejdani!

 

Postimi i plotë:

“Sot, Daut Beqiri paska mbajtur manifestim të madh me rastin e 25 vjetorit të Betejës së #Haraçinës❗️

 

Çudi‼️ Asnjë nga liderët e #VLEN-it, as Izet Mexhiti (krahut të të cilit i takon kryetari i #Haraçinës) e as Bilall Kasami si bashkëkryetar i partisë e cila është në themelim e sipër‼️

 

Madje nuk paska qenë prezent as Adnan Azizi i cili për hir të së vërtetës, më së shumti se çdo kush tjetër në #VLEN u bënë ball çështjeve patriotike‼️

 

A thua pse vallë e kanë lënë në “baltë” Dautin⁉️ Pse⁉️

 

Për tu habitur fakti që vëmendjen e kësaj ngjarje e paska “uzurpuar” ambasadori i #Shqipërisë, Denion Mejdani‼️

 

Çudi‼️”

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit